Duket se VIP-at apo personat e famshëm bëjnë gjithmonë një jetë luksi dhe duket se gjithçka e kanë gati duke pasur shumë persona rreth tyre të cilët janë gjithmonë në dispozicion.

Por ka befasuar këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane Madonna e cila ka bërë një postim interesant në profilin e saj në Instagram ku dhe nuk ka ngurruar aspak të tregojë se lodhja është pjesë e pandashme e jetës së VIP-ave ndryshe nga sa kemi menduar deri më sot.

“Kur njerëzit më pyesin nëse kalova një ditë të bukur sot…#mëduhendisaditëpushim”, ka shkruar Madonna duke postuar edhe një imazh të sajin e kuruar në perfeksion.