Macron: Ndjekja e mësimit nuk do të jetë e obligueshme pas 11 majit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka thënë kryetarëve të komunave se ndjekja e mësimit do të jetë vullnetare pas rihapjes së shkollave.

Macron ka theksuar se prindërit nuk janë të obliguar që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla.

Franca ka paraqitur planin që të rihapë shkollat më 11 maj.