Lutfi Haziri, kryetari i Gjilanit ka njoftuar se sot në këtë komunë nuk ka pasur asnjë rast pozitiv me koronavirus, si dhe janë shëruar pesë persona.

Sot në Kosovë janë shëruar 31 persona, kurse janë infektuar 10.

Postimi i plotë i Hazirit:

#Dita47. Lajmi i mirë është për Gjilanin. Nuk e kemi asnjë rast të ri pozitiv me #COVID19, derisa i kemi pesë të shëruar plotësisht. Vazhdojmë me zbatimin e masave në mënyrë strikte për të arritur në pikën zero të infeksionit. Durim edhe pak ditë. #rriNshpi