Lushtaku takohet me bashkëatdhetarët në Gradicë

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku gjatë ditës së sotme është takuar më bashkëatdhetarët në fshatin Gradicë të Drenasit, të cilët po qëndrojnë gjatë këtij sezoni në Kosovë.
Lushtaku përmes një postimi në Facebook ka kujtuar heronjtë Mehmetin, Doktor Lecin dhe Asllan Fazliun.

“Në Gradicën e Mehmetit, Doktor Lecit, Asllan Fazliut e të shumë heronjve e dëshmorëve të tjerë të të gjitha periudhave, bashkëbiseduam e festuam me bashkëatdhetarët tanë që e madhështuan këtë aktivitet”, ka shkruar Lushtaku.

Më tutje ai ka vlerësuar se fshati Gradicë ka dhënë kontribut të madh gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Gradica ka dhënë kontribut të madh për vendin duke luftuar por edhe duke shëruar plagët e luftës. Këto takime janë kënaqësi e madhe për mua pasi takova bashkëveprimtarë që nuk kam pasur rastin t’i takoj për shumë vite”, ka përfunduar Lushtaku.

loading…