‘Lum burri jot’. Nuk i rezistoi dot bukurisë së Amit, Ermal Mamaqi bën komentin epik

Amarda Toska është një ndër personazhet më të dashura dhe më të ndjekura nga publiku shqiptar.

Duke qenë një biznesmene, Ami poston foto të ndryshme për reklamimin prurjet në biznesin e saj. Gjithashtu nuk mungojnë dhe fotot familjare ku përfshihen Ermali dhe fëmijët.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto të reja në Instagram ku shfaqet shumë magjepsëse me flokët valë dhe buzët e kuqe.

Ndër të gjitha komentet e ndjekësve ai që tërhoqi vëmendjen ishte i Ermal Mamaqit i cili nuk i ka rezistuar dot bukurisë së bashkëshortes së tij.

“A lum ai burri jot… të dua”- shkruan moderatori.