Lulzim Shoshi: Me vija të kuqe PDK-në e forcuan

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, Lulzim Shoshi, ka thënë se partitë e tjera i vendosin PDK-së vija të kuqe vetëm gjatë fushatës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se vendosja e këtyre vija të kuqe PDK-në e ka bërë më të fortë dhe më të mobilizuar.

Ai është zotuar se me zgjedhjen e tij deputet qytetarët e Komunës së Istogut do të përfaqësohen denjësisht në Kuvendin e Kosovës.

Shoshi ka bërë me dije se vizioni i Kadri Veselit kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe lista e kandidatëve të kësaj partie për deputetë kanë krijuar frymën për fitoren e pashmangshme të PDK-së më 6 tetor.

“Jo vetëm kandidatët dhe simpatizantët e PDK-së, por edhe qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar tashmë se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit. Zotimet që i ka bërë z. Veseli për punët që do t’i bëjë si kryeministër i ardhshëm dhe lista me emra të dëshmuar, kanë krijuar frymën pozitive që PDK-ja të jetë fituese në këto zgjedhje”, është shprehur ai, duke shtuar se të gjithë qytetarët e kanë kuptuar se proceset e mëdha të Kosovës mund të kryhen vetëm me qeverisjen e PDK-së.

loading…