Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Nika ka vazhduar të marrë mbështetjen e madhe të qytetarëve drenicas.
Ai sonte ishte i pranishëm në fshatrat Zabel dhe Poklek, ku takoi shumë qytetarë që ishin të përshkutar për të ta mbështetur atë dhe Partinë Demokratke në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sonte, si i ftuar në fshatrat Zabel dhe Poklek, pata nderin të takoj shumë mbështetës të përkushtuar të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët na pritën me mikpritje të jashtëzakonshme. Me mirënjohje të madhe, i falënderova për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj PDK-së dhe për përkrahjen që po i japin kandidaturës sime për deputet”, ka shkruar Lulzim Nika.







