Lukaku nuk pritet të luajë kundër Barcelonës

Romelu Lukaku nuk është ftuar fare në udhëtimin e tyre në Barcelonë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve që interi e luan kundër kampionit të Spanjës, për shkak të një problemi muskulor

Lajmi është konfirmuar në konferencën për shtyp të Antonio Conte.

“Lukaku nuk është me ne, ai ka një problem të vogël në muskuj nga i cili duhet të rikuperohet për 10 ditë”, ka shpjeguar Conte.

“Ai kishte vazhduar të kishte probleme dhe testet e fundit ishin negative, por ne preferuam që në çdo rast mos të rrezikojmë me të. Ne duhet të llogaritim në lojtarë dhe në këto raste”.

Ky po ashtu mund të jetë problem pasi që Inter do të përballet me Juventusin në një ndeshje që mund të përcaktojë titullin në Itali.

“Nuk është lëndim serioz, kështu që ne jemi të relaksuar dhe do të fokusohemi vetëm në ndeshjen e së nesërmes kundër Barcelonës”.

loading…