Luizi dhe Kiara po planifikojnë të nisin një fëmijë brenda shtëpisë së “BBV”?

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po zhvillojnë një romancë shumë të bukur brenda “Big Brother Vip”. Që pas puthjes së parë në buzë, marrëdhënia midis tyre duket se është bërë më e fortë, ku nuk kanë munguar edhe bisedat rreth planeve të tyre të ardhshme, kur të dalin nga shtëpia.

Kiara është shprehur se dëshiron si fillim të bashkëjetojë, ta njoh më mirë artistin jashtë, ndërsa Luizi do fëmijë sa më shpejt. Së fundmi dyshja janë ngacmuar nga Olta Gixhari, e cila iu ka hedhur idenë, pse të mos e nisinin një fëmijë që brenda shtëpisë së “BBV”.

Mirëpo moderatorja është shprehur shumë e prerë se diçka të tillë nuk do ta bënte kurrë.

Pjesë nga diskutimi:

Luizi: “I preka barkun dhe më tha të lutem se nuk jam gati.”

Kiara: “Do vijë natyrshëm.”

Luizi: “S’do pres të vijë natyrshëm.” (qeshin)

Olta: “Pse nuk e nisni këtu ju? Ka vend, të heqin kamerat.”

Luizi: “Kur tani apo nesër.”

Kiara: “Çfarë thua, o Olta!”

Olta: “Shumë bukur do të ishte.”

Luizi: “S’ka nevojë t’i heqin kamerat ata, nuk bëhet fjalë.”

Kiara: “Kurrë, edhe sikur të thoshin nesër mbaron jeta jote, se bëj kurrë atë gjë.”

Olta: “Me burrin tënd je.”

Luizi: “S’ka lidhje.”