FOTO

Luiz Ejlli surprizon me ndryshimin e ri në dukje

Këngëtari i njohur nga Shkodra dhe ish-banori i spektaklit të famshëm “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli, ka bërë një ndryshim të ri në pamjen e tij.

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania” ka zgjedhur të ndryshojë ngjyrën e flokëve nga bionde në lejla, një zgjedhje e guximshme që rrallë herë shihet tek meshkujt.

Luizi ka ndarë ndryshimin me ndjekësit e tij nëpërmjet një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ku përveç pamjes së re, ka përfituar nga rasti për t’u uruar të gjithë arsimtarëve në këtë ditë të veçantë.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

“Gëzuar festën të gjithë mësuesve që na kanë dhënë edukatën formimin, e të tëra. Kjo boja që po shihni nuk është sugjeruar nga asnjëri prej tyre. Thjesht ju uroj nga zemra gëzuar festën edhe ju paçim tërë jetën. Faleminderit për gjithçka.” – shprehet Luizi në videon e tij.

Ndryshimi i papritur ka sjellë një valë komentesh dhe reagimesh të shumta nga fansat dhe ndjekësit, të cilët nuk kanë ngurruar të shprehin admirimin apo edhe të befasohen nga transformimi i artistit të dashur për publikun shqiptar. 

Foto: Luiz Ejlli/Instagram
Foto: Luiz Ejlli/Instagram