Lugina nis fushatën zgjedhore

Lugina nis fushatën zgjedhore Me listë të përbashkët zgjedhore do të garojnë shqiptarët për zgjedhjet parlamentare. Por, ndryshe do të garohet për komunën e Bujanocit. Në Luginën e Preshevës ka filluar fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në komunën e Bujanocit.

Risia e këtyre zgjedhjeve është unifikimi i listës së shqiptarëve për zgjedhjet nacionale. Ndërkohë, struktura politike në komunën e Bujanocit mund të duket ndryshe pas këtyre zgjedhjeve. Risia e këtyre zgjedhjeve është se garës për kryetar të komunës i ka hyrë biri i ish eprorit të UÇPMB-së, Jonuz Musliut, kryetari aktual i LPD-së, Shqipërim Musliu.

Subjekti i tij, në profilin zyrtar në facebook ka paralajmëruar hapjen e fushatës në fshatin Dobrosin të Bujanocit, aty ku filloi rezistenca e armatosur në Luginën e Preshevës. Në komunën e Bujanocit do të garojnë për 41 ulëse për kuvendin komunal edhe 8 subjekte tjera politike. Ndërkohë, Partia për Veprim Demokratik ka njoftuar se lista e përbashkët për zgjedhjet parlamentare u shpall nga Komisioni zgjedhor me nr 16.

Ndryshe, pak para hapjes së fushatës zgjedhore në Preshevë ka ndodhur arrestimi i disa zyrtarëve komunalë, të afërt me pushtetin lokalë, të përfshirë edhe kandidatit për zgjedhjet parlamentare.

“Arrestimi i fundit i personave të afërt me kryetarin e Komunës, dëshmojnë edhe një herë ngritjen e zërit dhe shqetësimin tonë të përsëritura për vjedhje, keqpërdorim dhe katrahurën me paratë e taksapaguesëve të buxhetit komunal”, ka shkruar Ardita Sinani, duke iu referuar arrestimeve të zyrtarëve të kabinetit të Shqiprim Arifit.