Nuk kanë të ndalur ripublikimet e qëndrimeve të kaluara të ministrit Hekuran Murati kundër veteranëve të UÇK-së.
Në një postim tjetër të vitit 2016, Murati kishte shkuar aq larg saqë e kishte minimizuar tërësisht rolin e UÇK-së në luftën e Kosovës, duke pyetur se me kënd kishin luftuar 46 mijë veteranë të UÇK-së, shkruan Demokracia.com.
“Statistikat po thojne qe ne Luften e Kosoves jane vra rreth 1,500 ushtare serb – rreth 300 nga UCK-ja dhe rreth 1,200 nga NATO.
A ka mundesi me dite me kend kan luftu qeta 46,000 veterane?”, kishte shkruar Murati në vitin 2016.

Gjatë ditës ishte publikuar edhe një status tjetër i vitit 2016, ku Hekuran Murati në vitin 2016, aktualisht ministër i Financave, kishte thënë që Kosovës më lirë do t’i kushtonte të angazhimi i mercenarëve për ta çliruar Kosovën, sesa çlirimi nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. /Demokracia.com/







