Lufta e gladiatorëve ka përfunduar ashtu sikur e baballarëve të kombit

Nëse flasim për norma dhe koncepte politike, një gjë duhet te thuhet hapur, precedenti dhe kultura politike duhet trajtuar dhe konsideruar seriozisht nga kjo shoqëri. Bazuar ne kushtetutën dhe legjislacionit tonë, përfaqësimi i popullit ne arenën ndërkombëtare bëhet nga presidenti i vendit. Partitë politike të cilat kanë qenë të përfaqësuara në Kuvend kanë votuar këtë koncept politiko- juridik të përfaqësimit te popullit, pra këtë Kushtetutë. Gjithashtu, kanë të drejtën që të lidhin koalicione në bazë të parimeve dhe platformave politike për mënyrën dhe formën se si do të qeveriset vendi për periudhën e caktuar. Shantazhi, presioni dhe format tjera të ndikimit janë totalisht të papranuar në demokraci. Dje, sot e duke vazhduar edhe nesër… disa “baballarë të kombit” të Kosovës në mënyrë flagrante po thërrasin për anashkalim të rolit te presidentit… inatet politike nuk do të duhet të reflektonin në interesat nacionale.

Tani jemi në finale të bisedimeve me Serbinë, nuk do të duhet të jete temë se kush kryeson bisedimet, por cila është platforma finale…Përvoja personale e dëshmuar e presidentit është thesar qe duhet ruajtur dhe marr në konsideratë në çdo dimension, e veçanërisht në bisedime me shtetin serb, ndaj të cilit ka dal triumfues çdo herë që nga bisedimet në Rambuje. Pse popullit nuk i duhet nxitja të këtij soji…sepse populli ynë ka kaluar një etapë dhe histori të cilën nuk duhet të harrojmë por duhet të ecet përpara. Lufta me shtetin serb ka qenë dhe duhet të përmbyllet me një kërkim falje nga ana e shtetit serb( ana morale) dhe një marrëveshje nën garancinë ndërkombëtare me obligime ligjore . Dhe ne, nuk guxojmë që për qëllime politike të ndalohet hapi final.

Populli i Kosovës është i interesuar të ec përpara, duhet punoj për një bashkëjetesë normale duke mos harruar historinë. Precedenti është se në shtetin tone përfaqësimi nga presidenti ka qenë edhe në kohen e presidentit Rugova, edhe pse me kornizën kushtetuese roli i tij nuk ka qene sikur me kushtetutën sot. Ky është realiteti , që në Kosovë ka një precedent që bisedimet të udhëhiqen nga Presidenti i vendit.

Nuk dua të mbaj anë për, por të gjithë intelektualët , politikanët , akademikët, duhet ti thërrasin ndërgjegjes për një realitet, për një pastrim shpirtëror (catharsis) për një jetë normale, jo të thërritet për luftë gladiatorësh dhe të ndjellin urrejtje në bazë të përkatësisë politike si dhe të nëpërkëmben institucionet për inate…

Është edhe një fakt tjetër mjaftë i rëndësishëm për zhvillimet e mëtutjeshme të politikës së jashtme, se Kosova nuk ka kohë që në takime të tilla të rëndësisë së veçantë historike të dërgoj njerëz të cilët ende nuk kanë kaluar kufijtë e Kosovës apo edhe nuk kanë legjitimitetin demokratik. Kosova nuk guxon që në këtë fund të përballjes me Serbinë të luaj lojën e bixhozit për inate apo edhe histori ra të së kaluarës së njerëzve mes veti. Tani jemi në fazën “kritike” të rrumbullakimit të historisë qindravjeçare dhe kush më mirë është i përgatitur se presidenti i vendit të ballafaqohet edhe me këtë sfidë të quajtur bisedime.

Një thënje e mençur thotë se “Roma nuk është bërë për një ditë” prandaj në këtë konstelacion veprimet shtetërore nuk janë individuale as edhe personale. Çështjet me Serbinë do të kalojnë vite të tëra e do të mbetën probleme të pazgjidhura. E rëndësishme në krejt këtë filozofi është qasja e institucioneve tona në raport më fqinjët e sidomos me Serbinë. Ballafaqimi i shtetit të Kosovës me shtetin serb nuk duhet shikuar apo vlerësuar në prizmin e poenave politik .

Kjo është përtej saj. Përtej individit dhe momentit politik. Kthehuni pak në histori E njëjta praktikë e mirë e bisedimeve shtetërore ka ndodhur në mes dy superfuqive të mëdha SHBA-së dhe BRSS-së- Rusvelt – Stalin në vitin 1940 në një kohë të pakohë Për fund, Kosova do të këtë president e kryeministra edhe në te ardhmen dhe do të kontribuojnë në historinë e shtetit tonë…