Luana Vjollca publikon projektin e ri, a është e treta e vërteta për të?

Luana Vjollca ka publikuar këngën e tretë të projektit “Thuaje” me titull “Isha” të kompletuar nga ana vizuale.

Këngëtarja vjen me plot ngjyra dhe jetë si mesazh force për femrat.

Përmes vargjeve të këngës, moderatorja e shndërruar në këngëtare bën thirrje për vetëbesim, kurajë dhe respekt ndaj përpjekjeve të gjithsecilit për t’ia dalë mbanë.

Siç ka paralajmëruar vet, projekti ka gjithsej pesë këngë, të cilave iu paraprin gjithmonë një rrëfim i ndjerë dhe plot emocion i Luanës.