FOTO

Luana Vjollca me pushime në Mykonos të Greqisë

Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, duket se po shijon disa ditë pushimi.

Ylli i famshëm si destinacion të këtyre pushimeve ka zgjedhur Mykonos në Greqi, ndonëse ka qenë disa herë në këtë vend luksoz.

E njëjta ka shpërndarë disa imazhe në Instagram, me anë të të cilave ka marrë vëmendje të madhe.

Foto: Screenshot/Instagram

Biondja ka zgjedhur një fustan të thjeshtë ngjyrë krem duke theksuar linjat atraktive trupore.

“Fustani i preferuar”, ka shkruar ajo.

Komplimentet ndërkohë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit në pjesën për komente.

Artistja e njohur është në përgatitje të një ‘reality shoë’, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri.

Programi i dashurisë “Love Island” nis në shtator dhe pritet të sjell surpriza të shumta.