Luana Vjollca mbërrin me helikopter në vilën luksoze të “Love Island Albania”

Ka nisur për herë të parë në Shqipëri programi i dashurisë “Love Island Albania”.

Moderatorja e programit, Luana Vjollca bëri një mbërritje spektakolare me helikopter nga Tirana për në vilën që ndodhet në Palasë.

Prezantuesja dukej elegante dhe joshëse në fustanin e zi me dekolte të hapur dhe transparent.

Me nisjen e programit, Luana zbuloi detaje të reja rreth ‘reality show’-t dhe vilës ku do të qëndrojnë konkurrentët pjesëmarrës.

Vajzat dhe djemtë pjesëmarrës janë në kërkim të dashurisë dhe fituesit do të shpërblehen edhe me 50 mijë euro.

Ndërkohë, theksojmë që “Love Island” apo “Ishulli i dashurisë” është një patentë ndërkombëtare që gjithashtu realizohet edhe në 25 vende të tjera të botës.