Luana Vjollca finalizon xhirimet e videoklipit të ri

Ajo që nga vera e kaluar nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor, megjithëse është komentuar mjaft shumë në faqet rozë.

Fjala është për artisten nga Shqipëria, Luana Vjollca, e cila prej disa muajsh ka bërë një pauzë nga muzika.

Sidoqoftë në një postim të fundit të ndarë në rrjete sociale, biondja tregon se ka finalizuar xhirimet dhe se është duke e edituar klipin.

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

“Duke edituar videoklipin tim të ri”, ka qenë përshkrimi i imazhit.

Krijuesja e hitit “Pa panik” shfaqet sportive në një kostum ngjyrë të gjelbërt dhe një xhaketë blu.

Dukjen e ka kompletuar me një palë atlete rozë e po ashtu edhe me kapelë të tillë.