Luana sjell në version shqiptar “Love Island”

Moderatorja dhe këngëtarja Luana Vjollca ka bërë një paralajmërim të fuqishëm sonte në Intagram

Bukuroshja bombastike, e cila angazhohet herë pas here në projekte të mëdha televizive, kësaj here ka paralajmëruar për një risi në botën e televizionit shqiptar.

Ajo pritet që ta sjell në versionin shqip emisionin e famshëm reality, “Love Island”.

“Pak nga puna e jonë e përditshme që bëjmë për @loveisland.albania #soon 💜🏝”, ka shkruar ajo.

Për çfarë është Love Island?

Love Island është një emision reality i takimeve të dashurisë ku meshkujt dhe femrat takohen në një ishull, i cili është i izoluar nga bota reale. Tërë kjo bëhet në një vilë të famshme në Mallorca të Spanjës e ku garuesit janë të monitoruar nga kamerat.

Për t’i shpëtuar eliminimit, çiftet duhet të lidhen me njëri tjetrin – qoftë si të dashur, për shoqëri apo për para dhe në përgjithësi çifti që fiton në fund shpërblehet me 50 mijë funte. /GazetaExpress/