Luana merr masa mbrojtëse ndaj COVID-19, dërgon mesazh sensibilizues

Edhe Luana Vjollca ka vendosur maskë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Të famshmit shqiptarë, përmes mesazheve në rrjete sociale, po dërgojnë këshilla për t’u mbrojtur nga virusi korona.

Së fundi, ishte moderatorja Luana Vjollca, e cila u shfaq në veturë me maskë në fytyrë, ndërsa thotë se nuk është turp të mbrohemi.

“Nuk është turp të mbrohemi”, ka shkruar ajo sipër këtij imazhi.

Për ndryshe, deri tani në Shqipëri janë bërë të ditura 10 raste të të infektuarve me koronavirus, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm.

Ndërsa, ka filluar edhe të bëhet dezinfektimi i hapësirave të ndryshme publike në qytete.