Luana i kopjoi veshjen nga koka te këmbët, reagon Zaimina

Zaimina Vasjari njihet si një ndër këngëtaret shqiptare që vishet më bukur dhe ka stil të veçantë, shpeshherë që nuk do e guxonte gjithkush.

Pak ditë më parë Zaimina tërhoqi vëmendjen me fustanin e saj në ditëlindjen e të bijës, Khloe.

Këngëtarja u shfaq me një fustan me fruda në pjesën e poshtme dhe me xixa në pjesën lart.

Siç duket nga ky fustan është frymëzuar edhe Luana për veshjen e saj të fundit për koncert. Por këngëtarja bjonde ka zgjedhur ngjyrën e bardhë.

Pasi Luana publikoi fotot duke treguar veshjen e saj, Zaimina ka reaguar duke postuar një foto nga ditëlindja e Khloes duke e shoqëruar me një emoji që shkel syrin.

Kaq është dashur që në media të përflitet se Zaimina ka dashur t’i tregojë Luanës se e ka veshur para saj. Megjithatë mund të jetë edhe thjesht një koiçidencë.