Luana bën renditjen e grave me speciale për të, ku e ka renditur Marinën?

Moderatorja Luana Vjollca u bë pjesë gjatë episodit të djeshëm të lojës “Ndaje ose haje” në emisionin e saj “Shiko kush Luan”.

Një nga pyetjet që I është bërë moderatores ka qenë të rendisë emrat e personave më të rëndësishëm në jetën e saj. Luana e nisi me të ëmën, por nëse të gjithë prisnin që të rendiste motrën e saj Marinën të dytën janë zhgënjyer.

Si të dytën më të preferuar, Luana ka thënë motrën  e saj të madhe Lirën, e cila jeton në Belgjikë me familjen e saj. Vet prezantuesja më herët në intervista ka thënë se Lira ka qenë si nëna e dytë në familje.

Emri e Marinës ajo e ka renditur të fundit duke dhënë arsyen se dy motrat e tjera I ka larg ndërsa me Marinën takohen çdo ditë meqë jetojnë në Tiranë.