Albumi i ri

Lori ka një lajm të mirë për simpatizuesit e saj

Lori Kaçka ka realizuar një album të ri.

Këngëtarja durrsake ka njoftuar se albumi përmban 6 këngë dhe quhet “Krejt dashni”.

Përmes postimit në Instagram, Lori po ashtu ka zbuluar se lansimi i tij do të bëhet më 8 shkurt duke filluar nga ora 18:00.

Ajo tha se është e lumtur për këtë realizim dhe se mezi po pret ta ndajë me adhuruesit e saj.