Lori Hoxha tregon si përfundoi e dehur në spital

Trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha, ka vendosur t’i përkushtohet Youtube-it gjatë ditëve të karantinës, të cilat po i kalon me mikeshat e saj.

Lori ka vendosur të bëjë një video të rutinës së heqjes së makeup-it, të cilën e ka ndarë në Instagram mikesha e saj Sonela.

Dy vajzat bisedojnë dhe bëjnë batuta me njëra-tjetrën, teksa Lori ka treguar edhe një histori personale gjatë heqjes së makiazhit.

Ajo tregon se ditëve të fundit vajzat kishin kosumuar shpesh alkool, ndërsa përmend edhe rastin kur përfundoi në spital.

Lori tregon se ishte aq e pirë, sa mendoi se do të vdiste.

Megjithatë, kjo histori kishte kaluar pa probleme dhe vajzat tashmë e kujtojnë me humor.

“Katër ditë më parë thuajse vdiqa në spital. Isha e dehur. Nëse pyet njerëzit në spital, të gjithë kanë menduar se isha në overdozë me alkool.”- rrëfen ajo, ndërsa këshillon ndjekësit të mos konsumojnë alkool.