Loredana shijon pushimet, shfaq linjat joshëse të trupit në fotografitë me bikini

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i ka dhënë së fundmi vetes disa ditë të mira pushimi.

Ajo bashkë me shoqen e saj kanë zgjedhur Dubain në Emiratet e Bashkuara Arabe si destinacion, për të shijuar pak ditë relaksi larg aktiviteteve të zakonshme.

Reperja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka publikuar disa fotografi, përmes së cilave ka treguar momentet e këndshme që po shijon atje.Image

Ajo nuk ka hezituar të tregojë format e saj trupore në paraqitjet me bikini, teksa ka shijuar rrezet e diellit.Image

Në një imazh me bikini, Loredana vazhdoi ta vërë në dukje faktin se është në formë të mirë fizike.Image

Ky pushim i saj vjen pas një pune të madhe që është bërë projektin e ri, që do të vijë së shpejti në bashkëpunim me partnerin e saj, reperin Mozzik.Image

Media raportoi se dyshja janë në përfundim e sipër të një albumi të përbashkët, që do të shënojë rikthimin e tyre të përbashkët në muzikë pas një kohe të gjatë.

Dy reperët që për një kohë jetuan të ndarë, janë ribashkuar sërish, teksa më shumë se muzika i lidh prindërimi, për shkak se çifti janë prindër të një vajze të quajtur Hana.