Loredana sërish sjell imazhe me Mozzik-un, por ia mbulon gjysmën e fytyrës

Rep-artistët e njohur, Loredana dhe Mozzik, janë ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare.

Pasi kaluan disa vite në lidhje dhe sollën në jetë fëmijën e parë, dyshja patë mosmarrëveshje që dërguan në ndarje.

Gjatë kësaj periudhe të ndarjes së tyre pati shumë aludime për dyshen, të cilët raportohej se nuk flisnin.

Foto: Instastory

Sidoqoftë kësaj, kohëve të fundit është duke u raportuar se palët janë bashkuar sërish.

Kështu të paktën po duket në disa imazhe të publikuara në rrjetin social Instagram, të shpërndara nga Loredana.

Foto: Instastory

Ajo zgjodhi që të publikojë disa fotografi me Mozzik, por duke ia mbuluar gjysmën e fytyrës.

Nuk I dihet ende nëse dyshja janë bashkuar, apo thjesht po mbajnë raporte për hirë të vajzës. /Telegrafi/