Loredana pozon e lodhur nga shtrati

Loredana sjell një foto nga shtrati sapo u zgjua nga gjumi.

Rep-artistja e njohur shqiptare është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit.

Ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku publikon fotografi të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e saj.

Sot reperja ka ndarë me ndjekësit një foto nga shtrati, teksa shfaqet pa grim.

“Mirëmëngjesi”, ka shkruar ajo në gjuhën gjermane krahas fotos.

Së fundi po përflitet shumë për jetën private të reperes, të cilës problemet duket se nuk po i ndahet.

Pak pas qetësimit nga skandali i madh në Zvicër, Loredana tashmë është ndarë edhe nga i dashuri i saj, Mozzik, pas një lidhjeje të gjatë që solli në jetë një vajzë të cilës ia kanë lënë emrin Hana.

loading…