Loredana për raportin me Mozzikun pas ndarjes: Nuk ki qare pa fol

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Loredana Zefi, gjatë vitit që lamë pas ka qenë një nga emrat më të lakuar në faqet rozë.

E gjithë kjo pas akuzës që iu bë nga çifti zviceran, ndarjen nga reperi Mozzik e po ashtu edhe për projektet muzikore.

Ajo gjatë natës së sotme (e hënë), është e ftuara speciale në N’drrimin e Natës, ndërsa flet për jetën profesionale e po ashtu edhe për atë personale.

E njëjta po ashtu tregon se si është raporti i saj sot me Mozzik, pasi të njëjtit njoftuan ndarjen e tyre në muajin tetor.

“Mirë jemi, nuk ki qare pa fol se e kemi një vajzë së bashku. Edhe nëse nuk kish ekzistu vajza ne prapë kishim folur, ai më respekton unë e respektoj por njëherë vajzën e kam para meje nuk kam kohë shumë të mendoj për gjëra të tjera”, ka thënë ndër të tjerash biondja.

E pyetur se si e kaloi vitin 2019, megjithëse pati një sërë ngjarjesh të dhimbshme përfshirë edhe sëmundjen e nënës së saj dhe vdekjen e babait, Zefi thotë se ka arritur të kalojë çdo gjë falë Zotit.

“Ky vit është i vetmi që më ka ec shpejt, nëna e sëmurë, babi ka vdekur, ndarja me Mozzik, e lajmet e tjera. Unë besoj në zot, gjithçka ka qenë prej Zotit, i kam kaluar gjërat shumë më mirë saqë e kam menduar”, vazhdon më tej Lori