Loredana merr vaksinën kundër COVID-19

Loredana ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Loredana Zefi me anë të postimeve në rrjete sociale, njofton fansat për çdo gjë rreth saj,

Përmes postimit të fundit, reperja bëri të ditur se është vaksinuar kundër COVID-19.

Artistja publikoi një foto, ku tregon kartonin me të cilin ka pritur në radhë për një kohë të gjatë, për t’u vaksinuar.

“Pas një pritje të gjatë, më në fund u vaksinova kundër COVID. Faleminderit”, ka shkruar ajo sipër fotos.

Disa prej artistëve tanë kanë pasur mundësi që të vaksinohen në Shqipëri, ndërsa në Kosovë ende janë duke u vaksinuar të moshuarit.