Loredana jetën plot luks, merr dhuratë diamanti për ditëlindjen e 25-të

Reperja shqiptare, Loredana sot po feston ditëlindjen e 25-të.

Në këtë ditë të veçantë, reperja pranoj urime të shumta nga familjarët, kolegët dhe adhuruesit e saj.

Por, Loredana poashtu ka pranuar dhurata madje shumë të çmueshme dhe për këtë tregoi në një postim në Instastory.

Reperja e cila famën më të madhe e ka edhe në Gjermani dhe Zvicër, ka marr një dhuratë prej diamanti në formë kryqi dhe në formë të shkronjës H që simbolizon emrin e të bijës së saj, Hana.

Ndërkohë, rikujtojmë që Loredana po vazhdon të jetë aktive me sjelljen e projekteve të ndryshme muzikore.