Loredana bën ndryshimin në dukje

Loredana ka treguar ndryshimin e ri që ka bërë në dukje.

Rep-artistja e njohur shqiptare, fama e të cilës ka depërtuar kufijtë, krahas karrierës, përfol shumë edhe për jetën private dhe përditshmërinë e saj.

Prandaj, ajo komentohet edhe kur ajo ‘luan’ me dukjen e saj, siç ka bërë këtë herë. Loredana e cila njihet për stilin e saj e veçantë në veshje, kësaj radhe ka vendosur të ndryshoj stilin e flokëve.

Në fotografit që ka publikuar së fundi, Loredana shihet me flokë të gjata dhe baluke, një trend ky që ka filluar të rikthehet.

“Përshëndetje thashethemexhi, tani kam një stil të ri të flokëve”, ka shkruar Loredana.

Ndryshe, “Kein Wort” mban titullin kënga e saj e fundit në bashkëpunim me artisten gjermane, Juju.