Festa nuk është ndalur ende për Jennifer Lopez e cila vetëm disa ditë më parë festoi përvjetorin e 50 të saj dhe tani sa vjen edhe më tepër po shkon drejt ndërkombëtarizimit.

Super ylli me shumë talent, që festoi ditëlindjen e saj në Majami javën e kaluar, do të fillojë turneun e saj botëror në Izrael ‘It’s My Party’.

Ndërsa shfaqja është planifikuar për ditën e sotme, 1 gusht, Jlo u pa në një veshje të mëndafshtë me të vërtetë përrallore me të fejuarin e saj, yllin e bejsbollit Alex Rodriguez, mbrëmjen e djeshme në një restorant në Tel Aviv.

Këngëtarja e famshme e ‘Waiting For Tonight’ ishte e veshur me një kostum me pantallona të gjera përrallore me shumë ngjyra dhe me leopardë ngjyrë rozë dhe të verdhë.

Pas shfaqjes së saj në Tel Aviv, turneu i Jlo do të vizitojë Rusinë, Turqinë dhe Spanjën para një ndalese në Egjipt.

loading…