Lola Haradinaj feston ditëlindjen e 32-të, sjell fotosesion atraktiv për ndjekësit e saj

Bashkëshortja e deputetit nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, Lola Muçaj-Haradinaj, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Të mërkurën, ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 32-të dhe me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Ajo ka vendosur që ditëlindjen e 32-të ta festojë me familjarët në shtëpinë e saj, dhe me këtë rast ka realizuar një set fotografish, në të cilat është shfaqur mjaft atraktive.

Teksa pozon pranë balonave me numrin e saj, moderatorja Haradinaj rrëmben vëmendjen e ndjekësve me dukjen e saj tërheqëse.

“Unë kam lindur me një dhuratë, dhuratën e mbresëlënies. Unë nuk jam vetëm një vit më e vjetër, unë jam edhe një vit më e mirë dhe më e bukur”, ka shkruar Lola në mbishkrimin e këtyre fotografive.

https://www.instagram.com/p/BymnvmEH3gI/b

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet që ka marrë nga figurat publike, kjo pasi ajo ruan miqësi shumë të mirë me një pjesë të mirë të këngëtareve vendore.