Apple

Lojërat më të mira për iPhone përgjatë vitit 2018

Disa janë të disponueshme të luhen pa pasur nevojë për pagesë, ndërsa disa të tjera kërkojnë të blihen, për t’u ngarkuar në iPhone.

Lojërat nuk mungojnë në mesin e smartfonëve, duke ditur se në fund të ditës, secili nga ne kemi nevojë për pak argëtim.

Në mesin e lojërave më së shumti të luajtura, si në pajisjet smartfon të Android apo Apple, janë dy lojërat me më së shpeshti të ngarkuara. Bëhet fjalë për PUBG dhe Fortnite, tanimë të disponueshme edhe në PlayStation.

Sidoqoftë, CNET, një faqe informative, e profilizuar kryesisht në informacionet e sektorit të teknologjisë, ka arritur të krijojë një listë prej lojërave më të luajtura përgjatë këtij viti.

– Fortnite
– PUBG
– Donut County
– Hearthstone
– Battlelands Royale
– Sega Heroes
– Plague, Inc
– Alto’s Adventure
– Lara Croft Go
– Smash Hit
– The Room: Old Sins
– The Room series
– Card Thief
– Dandara
– Monument Valley.