Lodra që më mbushi sytë me lotë

Në mesin e dhjetëra lodrave, Noah kishte kishte përzgjedhur ketë lodrën e vogël në foto që ta mbante në çantë. Po thuajse çdo ditë është përkujdesur që lodrën ta ketë me vetë në kopsht, e po ashtu kur kthehej në shtëpi e kërkonte sapo hynim brenda.

Derisa një ditë më bëri përshtypje dhe e pyeta, pse Noah lodra e njëjtë, pse s’po e merr një tjetër, ndoshta një më të madhe?, ngase e gjeja më lehtë kur e kërkonte sepse kjo ishte aq e vogël dhe ndonjëherë e kisha të vështirë ta gjeja. Noah ma ktheu “Kjo është mami, kjo je ti”, e mbante në grushtet e vegjël e me një vështrim sikur sytë i thoshin mos ma humb asnjëherë se kur ti nuk je kjo të zëvendëson ty.

Aq shumë mw preku sa që për një moment mendova pse nuk e kemi mundësinë me kalu ma shumë kohë afër njëri-tjetrit, pse duhet me kalu mw shumë se tetë orë pa përqafimin e tij. Përveç kësaj më janë rrokullisur edhe shumë mendime të tjera që në fund të fundit t’i them mjaft gjithçkaje e të qëndrojw me Noahn, ta kem afër çdo minutë, ta përqafoj e ta kalojë gjithë ditën me të.

Kjo është hera e dytë që po e përjetoj një situatë të tillw, sepse kohë më parë me Oltin, djalin e madh e kisha po kwtë ndjenjë. Dhe sikur mos të ishte kjo situatë e përjetuar edhe më herët do të mendoja ndryshe, por fal Oltin e kam më të lehtë e po ashtu kjo më shtynë që mos t’ia lejoj vetes të marr ndonjë vendim të gabuar.

Rezultatet e mira të Oltit në çdo aspekt dhe dashnia që shpreh ndaj meje më shtyn të mendoj që prap se prap ia kam dal t’i kompensoj orët që nuk ishim bashkë. Të njëjtën dua ta besoj se do të ndodh me Noahn, do të vazhdoj ta ketë këtë dashni edhe në të ardhmen edhe përkundër faktit që i mungoj shumë gjatë ditës.

E kuptoj që shumë nëna që punojnë kanë situata të ngjashme me fëmijët ku në forma të ndryshme e shprehin mungesën e nënës. Ajo çfarë dua të them është se duhet ta organizojmë mirë kohën pas orarit të punës.

Të kalojmë sa më shumë kohë me fëmijët, të luajmë bashkë e të organizojmë gjëra për të mirën e tyre. Vetëm me një organizim të mirë mund ta kompensojmë kohën që nuk jemi bashkë. E gjithë kjo që mos ta humbin dashurinë e fëmijëve ndaj nesh, pasi që mendoj kjo edhe është gjeja kryesore në jetë që ndikon në çdo aspekt kur jemi te marrëdhëniet nënë fëmijë.