Pasuesi i Sokolit
Llapi emëron trajner të ri, Bekim Shotanin
Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Bekim Shotanin për ta ulur në stolin e klubit nga Podujeva.
Shotani sot ka mbajtur stërvitjen e parë me futbollistët e Llapit.
Ky është postimi i plotë i Llapit në Facebook”
Zyrtare: Bekim Shotani emërohet kryetrajner i Llapit
Podujevë, 19 tetor 2018 – Pas marrëveshjes në mes drejtuesve dhe trajnerit nga sot Bekim Shotani do ta udhëheq skuadrën në vazhdën e kampionatit.
Ai do ndihmohet nga stafi përcjellës me ndihmësit Fadil Ademi, Driton Rrahmani, Ardian Sallahu e Bekim Mulliqi, ndërsa sot Shotani iu bashkua futbollistëve në stërvitjen e parë të cilët i dëshiruan mirëseardhje dhe suksese të përbashkëta në vazhdim.