Llapi derdhi shumë gjak për këtë liri

Edhe pas 20- viteve të përfundimit të luftës plagët ende janë të hapura në shumë familje të Llapjanëve. Vrasjet, zhdukjet, dhunimet, plagosjet, rrahjet, dëbimet nga shtëpitë e tyre nuk do të harrohen kurrë.

Pikërisht me 19 qershor 1999 nga komuna e Podujevës përfundimisht u larguan ushtria, policia dhe pushteti okupues serb.

Në mëngjesin e 19 qershorit 1999 në qytetin e Podujevës hynë ushtria e NATO-së- kontingjenti Anglez. Për banoret e Podujevës ishte rilindje e dytë. Edhe pse kishte shume të vrarë dhe të zhdukur dhe ishte djegë dhe shkatërrua gjithçka , te njerëzit vërehej një frymëmarrje ma e lehtë, edhe dielli filloje të nxëntë më mire.

Nga mllefi që përfundimisht ushtria dhe policia serbe po largohen nga Kosova për të mos u kthyera më kurrë, në largim e sipër në mënyrën ma kriminale vranë njerëz aty ku ju dha rasti, dogjën edhe ato pak shtëpi që i kishin shfrytëzuar për nevoja te veta.

Popullata që ishte strehuara nëpër male dhe në tri kampe qe i kishte formuar ushtria serbe në Shajkoc, Metehi dhe Barilevë filluan te kthehen nëpër shtëpitë e tyre të djegura dhe të plaçkitura.

Shumë familjeve ju mungonin anëtarët e tyre disa ishin të vrarë dhe disa të zhdukur. Në bazë të evidencës qo posedojmë të vrarë u evidentuan 548 ndërsa te zhdukur 85. Nga të zhdukurit edhe pas 20- viteve nuk dihet për fatin e 41 personave.

Familjaret e të vrarëve dhe zhdukurve përpos dhimbjeve që kanë për më të dashurit e tyre, janë shumë të indinjuar edhe me mos punën e institucioneve të Republikës te Kosovës. Edhe pas 20-viteve të përfundimit të luftës ende nuk dihet numri i të vrarëve, pra nuk kemi evidencë për të vrarët, për të zhdukurit shfrytëzohet nji evidence e Kryqit te Kuqe Ndërkombëtarë, e mos të flasim për dëme materiale .Pra nuk kemi komision shtetëror për krimet e luftës.

Paradoksi më i madhe është kur Presidenti i Republikës të Kosovës formon komision shtetëror për pajtim me Serbi, që nënkupton edhe falje për krime lufte, derisa krye parlamentari propozon komision për krime të luftës, formimin e gjykatës-tribuna l ndërkombëtar për të dënuar kryesit e krimeve gjatë luftës në Kosove.

Këto i konsiderojmë lojëra politike që qeshjen e të zhdukurve e futin ne një udhëkryq dhe pa shprese për familjarët se do të zbardhet e vërteta për anëtarët e tyre dhe kryesit e krimeve do të marrin dënimin e merituar.

Podujevë.

Më 18.06.2019

Shoqata për Persona të Zhdukur dhe viktima të Luftës

“Përkorë” Podujevë