Sot, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim, z. Osman Musliu, deputet i Vetëvendosjes, me ç’rast ka deklaruar se pret nga ai të jetë zë kumbues i komunës.

Postimi i z. Lladrovci:

Në takim me deputetin Osman Musliu, ishte rast ta përgëzoja për mandatin e deputetit, duke theksuar se Komuna jonë ka nevojë për mbështetje për çdo zë dhe çdo votë në të gjitha nivelet, në veçanti në Parlament, kur bëhet fjalë për projektet kapitale dhe ndarjet buxhetore.

Bashkëbiseduam rreth projekteve aktuale, projektet të cilat janë planifikuar por kanë ngecje, për prioritetet dhe perspektivën e krijimit të vendeve të reja të punës, furnizimin me ujë, QKMF, qendrën e re të biznesit dhe ofrimin e kushteve për investitorët, ndërsa sfidat ishin kapitull i posaçëm.

Drenasi është zemra e Kosovës, me kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare, për shtetformim e shtetndërtim, andaj, meriton përkrahje nga të gjithë deputetët dhe institucionet qendrore. Pres nga z. Musliu që zëri i tij të jetë zë kumbues për interesin qytetar të komunës tonë. Faleminderit për vizitën!

https://www.facebook.com/share/p/18cPMdUfnx/?mibextid=wwXIfr