Kryetari i Drenasit

Lladrovci: Pse Gani Halilaj nuk i kërkon falje Azem Sylës për shpifjet nga profilet e rreme

Pas identifikimit të personit me profile të rreme dhe dënimit nga Gjykata me vendim të formës së prerë, Ramiz Lladrovci, kryetar i komunës së Drenasit, ka theksuar pse nuk ka distancim nga postimet ku fyheshin personalitetet në fushatën zgjedhore.

Nuk pres bijtë e baballarëve të ligj e të shitur të kërkojnë falje para Dajës për shpifjet e ulëta, por, Dr. Gani Halilaj duhet ta bëj këtë, qoftë edhe për të kaluarën e tij e cila është e njohur për shumë njerëz. Kurrë nuk është vonë me kërkue falje, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë në fb:

Partitë politike në gjirin e vet kanë edhe kontribuues e atdhetarë, por, kanë edhe profiterë e keqbërës. Por, kur dikush i bashkohet keqbërësve, tërë e kaluara atdhetare, bie në ujë. Kjo është situatë kur “mjeku i luftës e paqes”, kandidat i PDK-së për deputetë, drejtor klinike, pretendent për drejtues shëndetësie, bëhet keqbërës.

Ai person që ka degraduar jashtë çdo parashikimi, ishte komenti i dr. Gani Halilajt në postimin e Driton Ajazit, duke akuzuar partinë se me emërimin tim në krye të degës, do të ma “thyejnë qafen”. Koment sa i ultë, aq i pabesë, për partinë e cila ia kishte dhënë të gjitha.

Dr. Halilaj rrëshqiti nga premtimet e keqbërësve të dëshmuar për pushtetin lokal të Drenasit, jo duke u vendosur kundër meje, sepse nuk kam pritur përkrahje nga të gjithë, por kundër partisë që përfaqësoja edhe kundër personaliteteve që më përkrahnin.

Pse Gani Halilaj ende nuk distancohet nga postimet e “Floralba Demakut” dhe dhjetëra profile të rreme, në veçanti kur fyhet rëndë ish komandanti i UÇK-së, Azem Syla dhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Pse deri sot, as pas dy vjetëve, Dr. Halilaj nuk i kërkon falje Dajës. Doktori kishte ofertë për ta drejtuar komunën e Drenasit para meje, dihet pse nuk i eci. Unë isha i treti a katërti që erdha në radhë dhe mora përgjegjësi për ta drejtuar komunën.

Nuk pres bijtë e baballarëve të ligj e të shitur të kërkojnë falje para Dajës për shpifjet e ulëta, por, Dr. Gani Halilaj duhet ta bëj këtë, qoftë edhe për të kaluarën e tij e cila është e njohur për shumë njerëz. Kurrë nuk është vonë me kërkue falje.