Lladrovci: Ky dënim pres të korrigjohet dhe Cali me shokët të kthehen fitimtarë nga beteja e fundit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas dënimit të Salih Mustafës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, ka reaguar duke theksuar se është “Lajm i trishtueshëm dhe i pabesueshëm se deri ku arrin “drejtësia”.

 Lladrovci  ka thënë se ky dënim i shkallës së parë, pres të korrigjohet dhe Cali me shokët që janë atje të kthehen fitimtarë nga beteja e fundit. Drejtësia do të fitojë!

 Postimi i plotë:

 Sot, pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa – Cali, u dënua me 26 vjet burg. Lajm i trishtueshëm dhe i pabesueshëm se deri ku arrin “drejtësia” .  Po aq trishtues në deklaratën e Dhomave të Specializuara për rastin ishte fjalia se ai ishte penalisht përgjegjës: “…përmes kontributit personal si pjesëmarrës i ndërmarrjes kriminale të përbashkët”.  Ky dënim i shkallës së parë, pres të korrigjohet dhe Cali me shokët që janë atje të kthehen fitimtarë nga beteja e fundit. Drejtësia do të fitojë!