Liverpooli interesohet për Neymarin

Lideri aktual i Premier Leagues është në kërkim të një sulmuesi.

Sipas asaj që shkruan ESPN, Liverpooli është në kërkim të një sulmuesi dhe tanimë ka shtuar interesimin për yllin e PSG-së, Neymar.

Braziliani tash e një kohë të gjatë po kërkon një largim nga Parisi, por që ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

Shumë skuadra të mëdha evropiane kanë qenë të interesuara për të, siç është Barcelona apo Real Madridi.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit, Liverpooli ka rritur ndjeshëm interesimin dhe pritet të bëjnë ndonjë veprim gjatë afatit kalimtar të janarit.