LIVE: Tërheqja e shortit për Euro 2020

Në Dublin të Irlandës do të bëhet tërheqja e shortit për kualifikimet e EURO 2020, me fillim nga ora 12:00, sipas kohës sonë.

Ky kampionat evropian do të vijë me shumë risi, krahasuar me kampionatet e kaluara.

Për herë të parë, kompeticioni do të organizohet në 12 vende të kontinentit.

Gjithashtu, për herë të parë, garuese do të jetë edhe kombëtarja e Kosovës.

“Dardanët” janë në vazon e pestë dhe shpresojnë për pak fat dhe një grup sa më të lehtë.

55 skuadra do të ndahen në 10 grupe. 5 grupe do të jenë me nga pesë skuadra dhe pesë të tjera me nga gjashtë.

Pas pak do të fillojë edhe tërheqja e shortit. Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar me të gjitha të rejat.