Mali i Zi ka arritur të barazojë shifrat ndaj Kosovës në pjesën e dytë.

Ishte Mogosha ai që shënoi golin e barazimit në minutën e 69.

Nis pjesa e dytë ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës

Ka nisur pjesa e dytë ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës në Podgoricë.

Rezultati pas pjesës së parë është 0 me 1 në të mirë të Kosovës, me golin që e shënoi Milot Rashica.

Kosova shkon në pushim me golin e Rashicës. Lëndohet Zeneli

Kosova e ka përmbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 ndaj Malit të Zi në Podgoricë.

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, që po zhvillohet në Podgoricë.

Ishte Milot Rashica ai që i dha Kosovës epërsinë duke shënuar në minutën e 25 të takimit.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi në të mirë të Kosovës.

Kjo pasi mbeti pa Arbër Zenelin që u lëndua, dhe në minutën e 39 u detyrua ta lëshojë fushën për t’i lënë vendin Edon Zhegrovës.

GOOOOL: Rashica i jep epërsinë Kosovës

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Malit të Zi.

Ishte Milot Rashica ai që shënoi në minutën e 24.