Listës Serbe i bashkohet edhe një deputet i Kuvendit të Kosovës

Adem Hodza, ka kaluar nga Grupi Parlamentar 6+ në atë të Listës Serbe, rrjedhimisht GP 6+ është shuar.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci,

“Adem Hodza  ka njoftuar me shkrim se është tërhequr nga Grupi Parlamentar 6+ dhe i është bashkëngjitur Listës Serbe”, tha Nagavci në Kuvend.

“Grupi Parlamentar 6+ nuk ekziston më”, shtoi ajo.

Grupi Parlamentar 6+ përbëhej nga deputetët e komuniteteve pakicë, si: boshnjakë, turq, goranë e romë.