Deputeti serb, Igor Simiq është ankuar për shkelje të rendit kushtetues dhe shkelje të drejtave të serbëve.

Ai ka thënë se nënkryetari i zgjedhur serb duhet ta ketë shumicën e deputetëve serbë. Simiq ka shtuar se shorti në Kuvend për nënkryetarin është jokushtetues.

“Disa herë kam folur me kryetarin dhe të gjitha shkeljet e Kushtetutës dhe rregullores ia kam treguar. Shkelja kryesore është se kandidati për nënkryetar duhet ta ketë shumicën e deputetëve serbë, e ky është Slavko Simiqi”, ka thënë ai.