Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë vlerësuar se protesta qytetare e mbajtur në veri të Mitrovicës kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit ka përjetuar “debakël”.

Ata u janë falemnderuar mitrovicasve të cilët sipas tyre e kanë injoruar protestën “1 nga pesë milionë”, thuhet në njoftim.

Ata e kanë quajtur protestën si “grumbullim antiserb”, transmeton Balllani.info.

“Nga 50 të mbledhurit më së paku kishte nga Mitrovica, në mesin e tyre pati nga Kraleva dhe vende tjera”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, liderët e Lidhjes për Serbinë, Dragan Gjilas, Vuk Jeremiq dhe Rada Trajkoviq janë mposhtur në qytetit “heroik të Mitrovicës”. /Ballkani.info/