Lista përfundimtare e artistëve e edicionit të dytë të Epizode Albania është “flakë”

Edicioni i dytë i shumëpritur i Epizode Albania po vjen shumë shpejt dhe sot shpallë listën përfundimtare të artistëve që do performojnë në këtë edicion.

Një përzgjedhje e klasit botëror artistësh, producentësh dhe DJ do të marrin nën kontroll plazhin përrallor të Shëngjinit, duke luajtur 24h muzikë për 5 ditë e 4 netë, nga data 15 deri më 19 Shtator 2022.

Dixon, Stephan Bodzin Live, Airrica, Cap, David Gtronic, Maher Daniel, Mahony, Matias Aguayo, Peter Invasion, Trikk, TYOMA, Yaya, Yulia Niko dhe shumë emra të njohur si Apollonia, Loco Dice, Move D, Enzo Siragusa, Djebali që do na krijojnë kujtime që do të zgjasin për jetë.

Biletat veçse janë në shitje me çmimin ndërkombëtar prej 129€, ndërsa për vendet e Ballkanit biletat kushtojnë 69€.

Biletat mund të blihen përmes web faqes së Epizode: www.epizode.eu si
dhe tek partnerët për shitjen e biletave Rave Travel:

https://www.rave-travel.com/tickets-en.nspx?eventid=1437

Ky është edicioni i gjashtë global dhe edicioni i dytë shqiptar i festivalit më underground dhe artistik i muzikës elekronike në botë. Është një ndër festivalet më të njohura nga adhuruesit e vërtetë të muzikës dhe aventurave me formacione të kuruara me kujdes.

Përveç formacionit, festivali është i njohur për skenat e tij të përzgjedhura me kujdes, me një theks të veçantë në dizajn dhe produksion të cilat çdo vit dizajnohen në mënyrë fantastike me prodhim të klasit botëror.

E këtë vit ato do dizajnohen nga ekipi СЕТАП, Freak Fabrique, Balet Sofia dhe Tania, për ta bërë përvojën tuaj të festivalit edhe më spektakulare.

Vendndodhja e festivalit është një ndër yjet e tij më të mëdhenj dhe më domethënës. Peizazhet pikturese, mes malit, detit, dhe pishave të kombinuara me kulturën e pasur mesdhetare dhe mikpritjen e ngrohtë lokale, definitivisht e bën këtë një përvojë të paharruar.

Edhe këtë vit do të ketë katër netë e pesë ditë muzikë pa ndalesë, me 96 orë muzikë gati duke pritur t’ju shohin duke kërcyer. Midis valës së fundit të emrave janë themeluesi i Innervisions dhe mjeshtri emocional i muzikës House, Dixon, i njohuri botërisht Stephan Bodzin, minimalistë kult si Cap dhe Matias Aguayo,shtyllat e muzikes House globale dhe tekno underground si David Gtronic, dub Maher Daniel, Mahony, Matias Aguayo, Peter Invasion, Trikk, TYOMA, Yaya, Yulia Niko dhe shumë të tjerë. Krahas gjithë kësaj, skena vendase do të përfaqësohet nga ALBAN HI-DINI, RRRRON dhe SECRET 47 të njohur ndërkombëtarisht.

I krijuar në vitin 2016 në ishullin Phu Quoc të Vietnamit, Epizode, në vetëm katër vjet, ka lënë shenjë mbresëlënëse ndërkombëtarisht, duke u bërë një arratisje e paharrueshme në NYE për adhuruesit e muzikës dhe artit, aventurierët globalë dhe profesionistët nga industria e muzikës.

Edicionet e mëparshme të EPIZODE vendosën standardet për festivalet tjera duke kuruar disa prej artistëve më të respektuar në skenën globale të kërcimit, si dhe markat e klubeve të njohura ndërkombëtarisht.

Për më shumë info:
Epizode Albania Website (www.epizode.eu)
Epizode Instagram (@epizode.albania)
Epizode Facebook (@epizode.albania)

Formacioni i plotë (a-z )

Airrica / Alban Hi-dini / All shadows / Altin Boshnjaku / Apollonia / Artil / Biirdperson / Bronski / Cap / Christian AB / Christian Løffler / Cinthie / Dan Andrei / David Gtronic / Dixon / Djebali / Enzo Siragusa / Equinoxx / Francesco Del Garda / Franziska Berns / Hameed / Herodot / Janeret / Kiasmos (Janus Rasmussen) / Kirik / Likatek / Loco Dice / Maher Daniel / Mahony / Marcel / Marin Biočić / Marko Nastic / Matias Aguayo / Move D / Ms. Mada / Nemax / O.bee / Oshana / Ouissam / P.S. / Panthera Krause / PAWSA / Peter Invasion / Quest / Regan / Roustam / Rrrron / Secret 47 / Stephan Bodzin Live / Sammer / Sweely / Tomas Station / Traumer / Trikk / TYOMA / Yaya / youANDme / Yulia Niko / Zya