Lirohet pak nafta, këto janë çmimet e derivateve për 24 orë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

MINT ka njoftuar se çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.

  1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1,69 euro për litër;
  2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1,53 euro për litër;
  3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0,78 euro për litër.

Çmimet vlejnë për datën 24 korrik 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë.