Lirohet Dardan Molliqaj dhe aktivistët e tjerë të PSD-së

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion tek objekti i ish-Rilindjes.

Në këtë aksion në mënyrë të dhunshme janë arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe shtatë aktivistë të partisë.

E që para pak çastesh janë liruar nga stacioni policor të gjithë aktivistët e arrestuar.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e partisë, Natyra Kuçi.