Lirimi nga burgu, 20 vjet pas

Shkruan: Nait Hasani

Kjo datë më tregon lirimin tim dhe të gjithë shqiptarëve nga burgjet e Serbisë dhe dorezimin e Serbisë para realiteteve të reja.

Faktikisht ne të burgosurit politikë u liruam me 26 mars 2002, nga burgu i Nishit, ku nga aty na morrën me autobusat e UNMIK-ut dhe na sjellën në Kosovë. Nga burgu i Nishit deri në Merdarë, në kufi erdhëm me përcjellje të policisë dhe gardianëve Serb.

Sipas informatave që i merrnim gjatë rrugës në Merdarë do të takoheshim me familjarë që kishin dalur me na pritë. Dhe autobusi si me qëllim ecte ngadal rrugës nga Nishi për Merdare më dukej ecte shumë ngadal dhe ne shikonim këto toka dikur shqiptare me qytete të Sangjakut të Nishit, për herë të fundit. Autobusi ecte dhe ne në pritje te takimit me familjarë, që pritnin, e secili duke menduar si t’i sheh a janë gjallë të gjithë, dhe si e kanë kaluar luftën. Imagjinata punonte e në kokë duke thurur lloj lloj ndjesie, dikush do të takohej me nënën, babën e fëmijë e gratë e të afërme që kishte vite qe nuk i kishin parë. Sa afrohej autobusi afër kufirit aq me shumë  shtohej malli, deshira për të takuar familjarët tanë. Ata kishin dalur për të na pritur në Merdare e ne besuam se aty do të na lirojnë. Por kot, aty vetëm u ndërruan gardianët dhe hynë policia e UNMIK-ut dhe vazhduan rrugën, sikur duke i ndjek kush iken autobusat me shumë shpetësi, me shpejt se sa ecnim nëpër rrugët e Serbisë. Kjo shpejtësi vazhdoi derisa mbërrinëm para dyerve të burgut te Dubravës. Autobusat aty hynë mbrenda te pavijoni të ndërtesa brenda oborrit të burgut. Aty dolën gardianët shqiptarë të cilët na pritën me përzemërsi duke na parë me dashamiresi dhe dhembje. Po kjo për mua ishte një pritje shumë e mirësjellshme, dashamirëse, por ardhja në këtë burg ishte e vrazhdë. E vrazhdë dhe cinike ishte kjo ardhje në këtë burg, ku para tre viteve gardianët, policët dhe të burgosurit serb së bashku, na kishin pushkatuar e vrarë më shumë se 120 të burgosur shqiptarë dhe kishin plagosur mbi 300 të tjerë të cilët vinim me plage të ndryshme në trupat tanë në këtë burg nga gjysma e të burgosurve që gjendeshim aty në këtë burg. Dhe për mua kthimi në këtë burg në vendin e krimit ku na kishin vrarë, masakruar e pushkatuar direkt me armë, ishte denimi më i rëndë që na u bë nga UNMIK-u, në lirimin tonë nga burgu.

Kjo ishte e rëndë sepse qe në hyrje të burgut të Dubravës nga derë filloi kujtesa të na dërrmoj shpirtërisht duke na kujtuar ngjarjet, tmerret dhe vrasjet e britmat nga plagët e shokëve të burgosur aty. 

Kjo ishte torturuese dhe e rëndë dhe me gjithë pritjen e ngrohtë të gardianëve që na ofruan çdo gjë që të ndihemi mirë, sepse dhe këta e dinin kalvarin e vuatjeve torturuese që ne kishim kaluar këtë burg e në burgje të Serbisë. Por e gjithë kjo mirëpritje nuk e hiqte vëmendjen nga fusha e sportit, ku aty na gjuajtën nga Karakolli me armë të ndryshme si pushkë automatike, mitralozë dhe me armë të llojeve si minahedhësa, tromblona, granata e bomba dore dhe gardianët në kryqëzim të karakollave me snajperë gjuanin duke na vrarë e masakruar të burgosurit, të cilët janë të mbrojtur me Konventa Ndërkombëtare, por para gjelatëve Serb, ne ishim ushqim i mirë që të shuanin urinë me gjak.

Ne ishim të burgosur dhe shtëti duhet të na siguronte, përkundrazi shteti na vrau nën mbrojtjen e shtetit, shteti Serb bëri krime, masakër mbi të burgosurit shqiptar dhe gjenocid ndaj nesh.

Të burgosurit dhe gardianët na ndihmuan të sistemoheshim nëpër dhoma dhe na sjellën ushqim. Tesha të burgun nuk na dhanë. Sapo hym nëpër dhoma herë njëri e herë tjetri gardian vinte e na uronte mirëseardhje dhe uronin të ndjeheshim mirë. I falënderonim për gjithë mirësjelljen dhe respektin ndaj nesh.

Gardiani më thirri në emër, “Nait eja ke telefonatë duhet të dalësh me fol me familjen”. Dola nga dhoma dhe fola në telefonë me familjen

U tregova që jemi mirë dhe mirë na kanë pritë gardianët e te burgosurit.

Ashtu nën kujtime ramë të flejmë, po gjumi nuk na nxinte, se kishim kujtime të ndryshme nga ky burg, kishim vuajtje e dhimbje shpirtërore, dikush e kishte humbur vëllain, e kishte parë duke ja vrarë, dikush shokët, dikush të afërmit e kolegë. Po të trazuar ashtu me  ankthe  me zuri gjumi duke i dëgjuar në ëndërra britmat e të plagosurëve duke kërkuar ndihmë.

Në mëngjes zilja ra të zgjohemi, filluam të bëhemi gati të rregullojmë shtratin e të përgatitemi për mëngjes. Na sjellën mëngjesin e pasi hëngrëm mëngjes filluan thirrjet nga jashtë për të na pyetur si jemi.

Dyert e dhomave ishin të hapura dhe në corridor dolëm të shohim. Dikush kishte pasur një aparat fotografik dhe bëmë foto në një dhomë aty.

Erdhën nga drejtoria e burgut dhe më thirrën në takim aty në korridor te zyrat e gardianëve.  Dhe fjala e parë që më thanë ishte, Nait kemi vendim me të liruar tynga burgu, ndërsa këta të tjerët në ditët në vazhdim. Më befasoi kjo kërkesë-njoftim i tyre. I thash po më vjen mirë për mua që po doni të më lironi, ama ne këtu jemi të gjithë njëjtë, të njëjtën vepër kemi bashkim për veprimtari armiqësore. Ne jemi dënuar nëjtë dhe unë me dalë e këta me ndejtë këtu nuk ka mundësi, më vjen këq, kur të dalim, dalim të gjithë ose vet nuk dal. Zyrtarët e burgut ja nisën të thonë që ne s’kemi mundësi sepse ky është vendim i Administratorit të  Kosovës që në atë kohë ishtë Shtaineri. Unë i thashë shkruani Shtajnerit dhe njoftone që unë nuk dal nga burgu, ose dalim të gjithë ose unë vet nuk dal. Dhe dola nga zyrja e saj.

Sapo dola nga zyra e saj filluan telefonat nga jashtë që të  pranoj me dal, u thash “më vjen keq, nuk mundem me dal e këta me ndejtë këtu ose të gjithë përndryshe vet nuk dal”.

Pas vendimit tim drejtoria filloi të merret me administratën e Prishtinës, diku ka ora 11 erdhi drejtoresha dhe më thirri, hajde bëni gati teshat se të gjithë po dilni nga burgu ju të burgosurit politikë që kemi ardhur nga burgjet e Serbisë. Gardiani filloj t’i thërras emrat të burgosurve që kanë me u liru.

Filluan dhe me i mbush dokumentat e lirimit.

Në këtë kohë i luta gardianët të shkoj të fusha e sportit, po nuk paten mundësi me na mundësuar me shku sepse drejtoresha nuk pranonte. Keshtu nga larg aty e shikonim karakollin te fusha e sportit dhe pjesët nga larg ku na kishin gjuajtur me armë. Une duke shku te shtëpia e kulturës, ku shkonim grupe grupe për të mbushur dokumentat e shikova vendin ku isha plagosur dhe aty më dolën si atë ditë dhe të plagosurit, Shani e Hasan Shala të plagosur të cilët vdiqën pas pak kohe nga plagët duke më thirrë në emër mos na le vet Nait, unë qëndrova me ta duke i mbajtur për dore e gjaku u rridhte qurg nga plagët, kur ata e humbën vetëdijen dhe dielli ju verbojke sytë dhe unë me plagën time e me Bislimin e kemi marr një të plagosur tjetër me batanije dhe bartur përpjetë që e kishte këmbën e këputur. 

Pasi mbushem të gjithë dokumentat dhe morëm teshat tona, filluan  përshëndetjet e të burgosurve dhe gardianëve të cilët na uronin lirimin tonë. Tashmë ora u bë një. Dhe ne tash ishim gati, po pritnim akoma aty. Dikur na thanë të dalim dhe kur dolëm në oborr duke ecur drejtë daljes nga burgu afër shkollës së burgut erdhi Administratori i Kosovës, Shtajneri, në hapësirat e Burgut  dhe na përshëndeti e mbajti një fjalim, na uruar mirëseardhje dhe  përfundim të kësaj etape të dhimbshme.

Pas këtij fjalimi të Shtajnerit, u nisem drejt daljes nga dera e burgut, ku sa e sa herë kishim dalur nga ajo derë, dhe pasi na kanë hequr nga burgu i Dubravës më 24 maj 1999, në qoshe aty afër derës ka qenë një grumbull me të burgosur të vrarë.

Hapja e derës së burgut dhe dalja jashtë në liri.

Sapo dolëm jashtë kishte ardhur autobusi, afër derës dhe ne hipën në autobus, sepse dalja te porta e madhe ishte larg, atje ku na pritnin familjarët. Me të hipur në autobus, afrohet afër një djal i ri më përshëndeti, më uron lirimin dhe më bëri pytjen si po ndihesh tashmë në liri, tha unë jam Sadik Zeqiri gazetar në “Epoka e Re”, Sadiku mu kujtua nga Dubrava. E kishim pi nje kafe bashk pergjysmë me daten 23 maj 1999, pasi na kishin njoftuar gardiantët se po na dergojnë per “shkaqe sigurie” ne burgjet tjera të Serbisë. I thash Sadikut: E kemi pritur lirimin, por natën e mbrëmshme nuk ja fali Administratës së UNMIK-ut që na solli në vendin e krimit të na torturoj edhe njëherë shpirtërisht duke na kujtuar tmerret e asaj masakre.

Ndërsa lirimin tonë sot nga burgjet e ka bërë lufta jonë e Ushtrisë Çlirimtare së bashku me Aleatët tonë NATO-n dhe SHBA-të.

Autobusi ecte me furi tashmë deri te porta kryesore e burgut, aty na prisnin familjarët, të cilët nuk i kishim parë me vite, e disa nuk kishin mundësi ti shihnin sepse fëmijët u janë vrarë në këtë burg. 

Aty ishte një gëzim i pa përshkruar, përqafime me urime, e lot gëzimi, që shiheshim pas sa vitesh burgje e luftë.

Aty takova Rexhën, Fatmiren, bashkëluftëtarin e parë të UÇK-së, Lahiun, familjen time, prindërit, bashkëfshatar, miq e shumë të tjerë.

Pas përshëndetjeve, marrim rrugën për Prekaz te varri i Adem Jasharit dhe familja Jashari. Bëjmë nderime te varri i Adem Jasharit me familje dhe takojmë në odë Bacën Rifat. Aty pimë nga një kafe dhe kujtuam njohjen tonë paraluftës dhe heroizmin e familjes Jashari, sakrificën sublime unike në histori për liri të vendit dhe luftën tonë, rëndësinë e luftës sonë e fitoren e lirisë.

Më pas vizituam Trupat Mbrojtëse të Kosovës, aty na pritën me Gardën e Nderit. Përshëndetja dhe pritja e ushtrisë sonë ishte një ndjenjë e vaçantë për mua nga komandantët e UÇK-së.

Pastaj vazhduam rrugën për Prizren, për në fshatin tim të lindjes në Randobravë. Aty kishin dalë i gjithë fshati në pritje por dhe fshatrat për rreth. Ishte një pritje madhështore, nën tingujt e këngës dhe krismave të armëve.

Aty falënderova me një fjalë rasti bashëvendasit e mi, rëndësinë e luftës sonë djemtë tanë fëmijët tane që kanë luftuar dhe kanë dhënë gjakun për liri. Falënderova familjet e dëshmorëve, ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës duke ju shprehur respektin e nderin për atdhe.

Në makinë së bashku me Rexhën, Lahiun, Fatmiren, unë, nipi im Kreshniku dhe Islamin që e ngiste makinën, mbërritëm në Prizren në banesën ku rrinte familja ime.

Gjithë kjo luftë, gjithë kjo sakrificë e luftë shekullore dhe  lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u kurorëzua me fitoren kundër Serbisë dhe çlirimin e Kosovës.

Nga kjo datë në burgjet e Serbisë zyrtarisht nuk ka më të burgosur e pengje.

Unë isha i liruari i fundit si i burgosur politik nga këto burgje Serbe.

Liria ka emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Lavdi dëshmorëve kombit!