Lipjani, komuna e dytë më transparente në Kosovë

Komuna e Lipjanit është renditur e dyta s ai përket transparencës në vitin 2021.

Sipas Transparometrit Komunal, për nivelin e transparencës së 38 komunave të Kosovës për periudhën janar – qershor 2021, të publikuar sot nga KDI Komuna e Lipjanit ka treguar transparencë të lartë në të gjithë indikatorët matës që ishin 48 dhe renditet e dyta në nivel vendi,

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e ngushtë.